Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, njoftoi të enjten, 5 nëntor, se kartelat për transport urban falas po shpërndahen në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren.
Përfitues të programit janë familjarët e dëshmorëve, veteranët, invalidët e luftës dhe ish-të burgosurit politikë.
Totaj tha se iniciativa synon t’ua lehtësojë lëvizjen qytetarëve dhe t’u sigurojë qasje të barabartë në transportin publik.




