Raiffeisen Bank tha të enjten se e ka trajtuar ankesën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe se pas hetimit i ka njoftuar autoritetet kompetente.
«Pas hetimit dhe shqyrtimit të rastit, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme […] përfshirë edhe njoftimin e autoriteteve kompetente», tha banka. Ajo nuk dha hollësi të tjera, duke përmendur konfidencialitetin bankar.
Zyra për Komunikim e Komunës së Prishtinës pretendoi se një punonjës i bankës kishte hyrë pa autorizim në llogarinë e Ramës dhe kishte shpërndarë të dhëna personale. Banka nuk e konfirmoi shprehimisht këtë pretendim.
“Pas hetimit dhe shqyrtimit të rastit, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme […] përfshirë edhe njoftimin e autoriteteve kompetente”
Rama kishte paraqitur ankesë zyrtare në bankë dhe kishte paralajmëruar padi e kërkesë për kompensim.




