Këshilli i Prindërve i SHFMU-së “Ismail Qemali” në Prishtinë ka thirrur bojkot të gjithë procesit mësimor të premten, më 6 nëntor, për shkak të kushteve higjienike në shkollë.
Këshilli tha se vendimi lidhet me mungesën e një zgjidhjeje konkrete për pastrimin dhe mirëmbajtjen. «Nuk jemi kundër procesit mësimor. Përkundrazi, kërkojmë që ai të zhvillohet rregullisht dhe në kushte dinjitoze», thuhet në njoftim.
Prindërit kanë thënë se punëtorët e pastrimit janë në grevë dhe se u është dashur të kujdesen vetë për pastrimin. Punëtorët teknikë të shkollave të Prishtinës janë në grevë që nga shtatori; kompania rajonale “Pastrimi” është angazhuar për largimin e mbeturinave nga një klasë e shkollës.
“TË PREMTEN, MË 6 NËNTOR 2026, BOJKOTOHET NË TËRËSI PROCESI MËSIMOR NË SHFMU “ISMAIL QEMALI”.”




