Një kolegj i Gjykatës së Apelit ka ndryshuar vendimin që e la Burim Krasniqin të lirë me dorëzani prej 20 mijë eurosh dhe ka caktuar paraburgim ndaj tij.
Kolegji përbëhej nga gjyqtarët Valon Kurtaj, Mentor Bajraktari dhe Avdi Mehmeti. Prokuroria Speciale kishte kërkuar 30 ditë paraburgim dhe kishte paraqitur ankesë urgjente pas vendimit të shkallës së parë.
Krasniqi u arrestua pasditen e 5 nëntorit, pas vendimit të Apelit. Institucionet nuk e kanë konfirmuar ende arrestimin.
Ai ishte ndaluar më 28 tetor, pas rreth dy vjetësh në kërkim. Prokuroria dyshon se Krasniqi dhe persona të tjerë kanë falsifikuar dokumente, përfshirë pasaporta, karta identiteti, leje qëndrimi dhe patentë shoferë, për më shumë se 50 shtete.




