Komuna e Prishtinës ka arritur marrëveshje me sindikatën e punëtorëve teknikë dhe ka nisur pagesat, ndërsa mirëmbajtjen e shkollave do ta mbulojnë përkohësisht dy ndërmarrje publike.
Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, tha se punëtorët pritet të rifillojnë punën të mërkurën, më 11 nëntor. Njoftimi i Komunës thotë se kthimi pritet gjatë javës së ardhshme.
Pagesat e para u kryen më 5 nëntor, ndërsa pjesa e mbetur pritet të përfundojë deri të martën, më 10 nëntor. Deri atëherë, mirëmbajtjen do ta mbulojnë Ndërmarrja Publike Banesore dhe ndërmarrja “Pastrimi”.
“Shëndeti dhe mirëqenia e nxënësve janë prioritet për ne”
Këshilli i Prindërve i shkollës “Ismail Qemali” ka vendosur të bojkotojë mësimin më 6 nëntor, për shkak të gjendjes higjieno-sanitare dhe mungesës së një zgjidhjeje konkrete. Elshani tha se reagimin ua kishte dërguar përfaqësuesve të Këshillit dhe se «Shëndeti dhe mirëqenia e nxënësve janë prioritet për ne».




