I dyshuari për sulmin ndaj gjyqtares Qëndresa Sejdiu në Viti është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Sulmi ndodhi pasditen e 4 nëntorit në Sadovinë e Jerlive. Policia e Kosovës njoftoi se rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës e dënoi sulmin dhe kërkoi hetim të menjëhershëm, si dhe masa për mbrojtjen dhe sigurinë e gjyqtarëve.
“Çdo akt i tillë përbën sulm ndaj sistemit të drejtësisë dhe ndaj vetë sundimit të ligjit”
«Çdo akt i tillë përbën sulm ndaj sistemit të drejtësisë dhe ndaj vetë sundimit të ligjit», tha Këshilli.




