Qarkullimi në një segment të Rrugës B në Prishtinë do të ndërpritet të shtunën, 7 nëntor, nga ora 08:30 deri në 12:00 për garën “Criterium Prishtina 2026”, njoftoi Federata e Çiklizmit e Kosovës.
Mbyllja do të përfshijë pjesën nga rrethrrotullimi në lidhje me Rrugën A deri te rrethrrotullimi i Maxi 24. Shiriti i brendshëm i rrethrrotullimit te Maxi 24 do të mbetet i hapur për qarkullim normal.
Për qarkullim alternativ, federata ka rekomanduar Rrugën A, Rrugën C dhe Rrugën “Fadil Vata”, përmes lagjes Bregu i Diellit.




