Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të LVV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, tha se partia nuk e mbështeti rregulloren e re për parkingjet.

Sveçla tha se LVV-ja ka rezerva nëse ndryshimet do t’ua lehtësojnë jetën qytetarëve. Sipas tij, rritja e tarifave nuk garanton më shumë rregull, parkingje apo mundësi për banorët. Ai tha se ekzekutivi i Prishtinës nuk i mori parasysh propozimet e LVV-së.

«Mbetet të shihet nëse dokumenti do t’i kalojë filtrat e ligjshmërisë dhe do të hyjë në fuqi. Kemi rezerva serioze edhe në këtë drejtim», tha Sveçla.

“Mbetet të shihet nëse dokumenti do t’i kalojë filtrat e ligjshmërisë dhe do të hyjë në fuqi. Kemi rezerva serioze edhe në këtë drejtim”
— Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të LVV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës