Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri diplomuan më 6 nëntor në Gjeneratën e 63-të të Policisë së Kosovës, në një ceremoni në Prishtinë.
Ceremonia u mbajt në sallën “1 Tetori”. Gjatë saj u mbajt një minutë heshtje për policët e vrarë në detyrë.
“Mes jush gjenden edhe dy djemtë e heronjve tanë, Sokol Zymeri dhe Jetlum Bunjaku. Në gjurmët e prindërve të tyre, ata do të vazhdojnë angazhimin në ruajtjen e rendit dhe zbatimit të ligjit”




