Faza e dytë e aksionit për largimin e deponive ilegale po zhvillohet në Qyshk dhe Loxhë të Pejës, njoftoi të shtunën ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli.

Aksioni synon përmirësimin e gjendjes mjedisore dhe krijimin e hapësirave më të pastra. Pacolli u bëri thirrje qytetarëve të mos hedhin mbeturina në hapësira publike.

«Bashkë e bëjmë Kosovën të pastër e të shëndetshme!», shkroi Pacolli.

“Bashkë e bëjmë Kosovën të pastër e të shëndetshme!”
— Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor