Presidentja Justina Shiroka Pula u takua më 6 nëntor me kryetarët e komunave, të cilët e uruan për marrjen e detyrës dhe shprehën mbështetje për të.
Gjatë takimit, ajo dëgjoi për arritjet, problemet dhe sfidat me të cilat përballen komunat. Shiroka Pula u zotua t’i mbështesë ato brenda kompetencave të saj.
«Pushteti lokal është niveli i qeverisjes më i afërt me qytetarin», tha presidentja. Ajo tha se do t’ua prezantojë potencialin e komunave përfaqësuesve të shteteve të tjera, institucioneve ndërkombëtare dhe partnerëve zhvillimorë, si dhe do të angazhohet për investime të huaja dhe financim nga donatorët ndërkombëtarë.
“Në nivelin lokal, qytetarët e shohin çdo ditë se si funksionojnë institucionet dhe sa përgjegjësi tregojnë ato.”




