Skema e tarifave e paraqitur për një rregullore të re të parkingjeve në Prishtinë parasheh 1,40 euro për një orë në Zonën I, 70 centë në Zonën II dhe 40 centë në Zonën III.

Parkimi ditor deri në 24 orë parashihet të kushtojë 20 euro në Zonën I, 10 euro në Zonën II dhe 5 euro në Zonën III. Skema përfshin edhe bileta javore, mujore e vjetore, si dhe tarifa të veçanta për parkingjet me laura.

Komuna e Prishtinës nuk ka konfirmuar nëse rregullorja është miratuar ose kur tarifat mund të hyjnë në fuqi.