Asfaltimi po vazhdon në segmentin e fundit të rrugës Junik–Gjeravicë, deri te Lugu i Gjatë, njoftoi të shtunën Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Projekti përfshin 18 kilometra rrugë dhe investim prej mbi 4,8 milionë eurosh nga Qeveria e Kosovës. Sipas Ministrisë, rruga synon të mundësojë qasje më të shpejtë e më të sigurt drejt Gjeravicës dhe të ndihmojë turizmin malor e ekonominë lokale.

Pas segmentit aktual mbetet për t’u përfunduar pjesa fillestare e rrugës, ku janë paraqitur çështje pronësore. Ministria thotë se Komuna e Junikut duhet të përmbushë obligimet përkatëse që projekti të përfundojë në tërësi.