Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se NOËL 2026 do të përfshijë një program disa-javor me aktivitete kulturore, muzikore dhe rinore në Bogdani Polis.

Rama prezantoi edhe maketën e projektit. Në përgatitjen e idesë janë përfshirë të rinj nga Prishtina që studiojnë në vende të ndryshme të botës, tha ai.

«Me lansimin e maketës së NOËL 2026, po i japim jetë një ideje të re për Kryeqytetin. Bashkë me të rinjtë tanë që studiojnë në vende të ndryshme të botës, po krijojmë një program disa-javor në Bogdani Polis, me muzikë, kulturë dhe aktivitete për rininë», tha Rama.

“Me lansimin e maketës së NOËL 2026, po i japim jetë një ideje të re për Kryeqytetin. Bashkë me të rinjtë tanë që studiojnë në vende të ndryshme të botës, po krijojmë një program disa-javor në Bogdani Polis, me muzikë, kulturë dhe aktivitete për rininë”
— Përparim Rama, kryetar i Prishtinës