Marshimi për drejtësi për Arlinda Zekajn mbërriti të shtunën para Ministrisë së Drejtësisë, ku protestuesit kërkuan shkarkimin e ministres së Drejtësisë Donika Gërvalla dhe ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
Protestuesit kërkuan gjithashtu dorëheqjen e kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri. Në pankarta shkruhej: «Siguria e grave është përgjegjësi shtetërore».
Kolektivi feminist kërkoi masa ndaj zyrtarëve në polici, prokurori, gjykatë dhe Qendrën për Punë Sociale, përfshirë shkarkimin, ndjekjen penale dhe burgimin e tyre. Kërkesat përfshinin edhe trajtimin e vrasjes së grave si urgjencë kombëtare, banim social për të mbijetuarat e dhunës në familje, veting të pavarur të sistemit të drejtësisë dhe legalizimin e sprejit vetëmbrojtës për gratë.
“Kur lind djalë qitet alltia, kur je grua alltia drejtohet kah ti”




