Në hapjen e edicionit të katërt të “Swiss Medical School” më 7 nëntor, kryeministri Albin Kurti tha se 171 mjekë u kthyen për të jetuar e punuar në Kosovë gjatë vitit 2025.
Shifra nuk shoqërohet me dokumentacion, metodologji ose të dhëna të pavarura verifikuese. Kurti tha se Qeveria synon t’u ofrojë mjekëve kushte më të mira pune, pajisje bashkëkohore dhe mundësi trajnimi.
Ai përmendi mbi 5,5 milionë euro investime në Gjinekologji, rreth 1,45 milionë euro në Kardiologjinë Invazive të QKUK-së dhe mbi 3 milionë euro në Neurokirurgji dhe Kirurgji Vaskulare.
“E mirëpresim ata që vendosin të jetojnë e të punojnë këtu”
Kurti tha se buxheti për Listën e Barnave Esenciale u rrit nga 35 milionë euro më 2019 në 64 milionë euro më 2026. Buxheti për barnat e pacientëve onkologjikë, sipas tij, u rrit nga 8 në 22 milionë euro.




