Qeveria ka miratuar shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësimin e pronave në Smallushë dhe Sllovi, të prekura nga segmenti Banullë–Bresalc i autostradës Prishtinë–Gjilan–Dheu i Bardhë.
Vendimi nr. 11/08 u mor më 28 tetor dhe u publikua në Gazetën Zyrtare më 4 nëntor. Kërkesa për interes publik përfshin prona private dhe publike në këto zona kadastrale të Komunës së Lipjanit.
Vlerën e kompensimit do ta caktojë Departamenti për Vlerësimin e Pronave në Ministrinë e Financave. Fondet për pagesa do të sigurohen nga Ministria e Infrastrukturës përmes buxhetit të vitit 2027.
Dëgjimi publik është caktuar më 26 nëntor, në orën 10:30, në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit. Komentet me shkrim mund të paraqiten pranë Departamentit të Shpronësimit brenda 10 ditëve kalendarike nga publikimi i vendimit.




