Besimtarë ortodoksë nga Mitrovica e Veriut vizituan varrezat ortodokse në jug të Ibrit nën përcjelljen e policisë. Në varrezat e Prishtinës i vizitoi varret një numër i vogël besimtarësh.
Prifti i Prishtinës Stanisha Arsic kërkoi riparimin e rrethojës së varrezave ekzistuese dhe shprehu shqetësim për synimin e autoriteteve lokale për të ndërtuar varreza të përbashkëta për të gjitha bashkësitë fetare.
Arsic tha se gjysma e rrethojës në anën lindore ka rënë dhe se kapelat e rrethojat janë të rrënuara. Ai tha se autoritetet e qytetit nuk iu përgjigjën thirrjeve të tij. Autoritetet e Prishtinës nuk e kanë konfirmuar planin për varreza të përbashkëta.
Sipas Arsicit, në varrezat e Prishtinës janë varrosur edhe të vdekur katolikë e hebrenj. Ai tha se varrezat datojnë nga viti 1915.




