Mitrovica e Veriut do ta kremtojë Mitrovdanin më 8 nëntor, me liturgji në kishën e Shën Dimitrit të drejtuar nga mitropoliti Teodosije.

Sipas programit të Komunës Kishtare Ortodokse Serbe në Mitrovicë, pritja e mitropolitit është paraparë në orën 7:30, ndërsa liturgjia nis në 8:00.

Pas shërbesës, në orën 10:00 janë planifikuar procesioni rreth kishës, prerja e kulaçit të festës dhe thyerja e çesnicës me monedhë ari. Për 10:30 është paralajmëruar drekë në sallën e kishës. Administrata e kishës i ka ftuar besimtarët të marrin pjesë në shërbesë dhe kremtim.