Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar shtatë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe ka ngritur 13 aktakuza ndaj 14 personave për vepra të tjera.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, shtatë personat u ndaluan më 4 nëntor në pesë raste, me urdhër të prokurorit kujdestar.
Njoftimi nuk jep identitetet e personave, veprat për të cilat dyshohen të ndaluarit ose hollësi për aktakuzat.




