Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit u ka kërkuar qytetarëve informata për personin që shihet në një fotografi dhe dyshohet për përfshirje në veprën penale «Vjedhje».
Kërkimi po bëhet me autorizim të prokurorisë kompetente, njoftoi Policia e Kosovës. Njoftimi nuk jep hollësi për rastin apo vendndodhjen e personit.
Informacionet mund të dërgohen në numrin 192 ose në adresën info@kosovopolice.com.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”




