Tri persona të kërkuar me urdhër-arreste ndërkombëtare u ekstraduan të enjten, më 5 nëntor, mes Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Francës, njoftoi Policia e Kosovës.
Shtetasit e Maqedonisë së Veriut me inicialet E.A. dhe F.B. u dërguan nga Kosova në vendin e tyre. Njëri kërkohej nën dyshimin për trafikim me narkotikë, tjetri për vrasje.
Nga Franca në Kosovë u soll shtetasi kosovar R.S., i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës. Sipas Policisë, ai dyshohet për dhunim, ngacmim seksual dhe paraqitje të rreme si zyrtar.
Përfshirja e personave në veprat për të cilat kërkoheshin nuk është vërtetuar. Policia tha se ekstradimet u realizuan përmes bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës dhe shteteve partnere.




