Tre persona u ndaluan në Prishtinë më 6 nëntor, pasi në automjetet e tyre u sekuestruan mbi 500 gramë substanca të dyshuara narkotike, njoftoi Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Kontrollet u kryen rreth orës 21:00 në rrugën “Gazmend Zajmi”, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Të dyshuarit kanë inicialet L.H., L.XH. dhe F.M.; substancat u përshkruan si kokainë dhe marihuanë.

Prokurori i Shtetit i ka kërkuar gjykatës kompetente caktimin e paraburgimit për tre të dyshuarit.