Policia e Kosovës sekuestroi një pistoletë, 30 fishekë dhe tri gëzhoja pas të shtënave në ajër gjatë një ahengu familjar në Gjurkovc të Shtimes, më 7 nëntor.
Sipas Policisë, një 30-vjeçar dyshohet se qëlloi disa herë në ajër. Ai kishte leje të vlefshme për mbajtjen e pistoletës.
Prokurori i shtetit vendosi që i dyshuari të lirohej pas intervistimit, ndërsa rasti të vazhdonte në procedurë të rregullt hetimore.
“Me datën 07.11.2026, i dyshuari, A.I ( 30 vjeç) gjatë një ahengu familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes, ka përdorur armën e zjarrit, duke shtënë disa herë në ajër.”




