Pretendohet se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, vallëzoi me të moshuarit në një aktivitet me muzikë defi të shtunën, 7 nëntor.

Në aktivitet thuhet se morën pjesë edhe pjesëtarë të stafit të Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale. Aty u dëgjua kënga «O Përparim Ramës Zoti ia ka dhanë...».

Vendi dhe ora e aktivitetit nuk janë bërë të ditur. Ngjarja nuk është konfirmuar nga burime të tjera.