Dy persona të kërkuar me urdhëresa aktive të gjykatës u arrestuan nga Policia në Vushtrri gjatë bastisjeve në dy lokacione më 6 nëntor, sipas njoftimit të Policisë.
Njëri prej tyre ishte dënuar me 3 vjet burgim, ndërsa tjetri me 1 vit e 2 muaj.
Pas procedurave policore, të dy iu dorëzuan autoriteteve kompetente për vuajtjen e dënimeve.




