Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajor Stephen E. Osborn, vizitoi komanda dhe njësi të FSK-së, i shoqëruar nga komandanti i saj, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së tha se vizitat u zhvilluan si pjesë e Partneritetit Ndërshtetëror mes Kosovës dhe shtetit të Ajovës.
Jashari e informoi Osbornin për organizimin, kapacitetet operacionale, pajisjet dhe infrastrukturën e FSK-së, si dhe për zhvillimin dhe modernizimin e saj. Ai e falënderoi Osbornin për mbështetjen dhe partneritetin, ndërsa FSK-ja ritheksoi përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit.




