Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori dy dekorata nga Garda Kombëtare e Ajovës, njoftoi FSK-ja.

Gjeneralmajori Stephen E. Osborn, Agjutant i Përgjithshëm i Gardës, ia ndau Medaljen e Arritjeve të Larta të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Urdhrin e Shën Mauricit, simbol i këmbësorisë. «Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen E. Osborn, dekoroi Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me Medaljen e Arritjeve të Larta të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe me Urdhrin e Shën Mauricit, simbol i këmbësorisë», thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sipas arsyetimit të dekorimit, çmimet iu ndanë Jasharit për udhëheqjen dhe kontributin e tij në Programin e Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Ajovës.

“Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen E. Osborn, dekoroi Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me Medaljen e Arritjeve të Larta të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe me Urdhrin e Shën Mauricit, simbol i këmbësorisë”
— njoftimi i FSK-së