Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha të enjten, më 5 nëntor, se është i gatshëm të bashkëpunojë me Prokurorinë Speciale dhe kërkoi që ajo të mos ndikohet politikisht.
«Unë i kam bërë thirrje Prokurorisë që të mos bjerë pre e politikës», tha Rama. Ai tha se Komuna merret me zhvillimin e kryeqytetit, ndërsa Prokuroria duhet të vlerësojë nëse projektet dhe procedurat zbatohen sipas ligjit.
Rama tha se Komuna është e hapur për shqyrtimin e çdo procesi dhe procedure të prokurimit publik, dhe se e kishte ftuar më herët Prokurorinë ta bënte këtë. Ai përmendi projektin e sheshit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pretendoi se niveli qendror ishte përpjekur ta bllokonte në mënyrë të paligjshme. Prokuroria dhe niveli qendror nuk kanë dhënë përgjigje ndaj deklaratave të tij.
“Unë i kam bërë thirrje Prokurorisë që të mos bjerë pre e politikës”




