Paqeruajtësit e misionit të udhëhequr nga NATO morën pjesë në marshimin tradicional DANCON në Kampin Novo Selo, njoftoi KFOR-i.
Marshimi është traditë shumëvjeçare e Ushtrisë Daneze dhe synon të ndërthurë qëndrueshmërinë fizike me forcimin e bashkëpunimit mes kontingjenteve shumëkombëshe.
Në misionin e KFOR-it kontribuojnë 31 shtete. «Forca e KFOR-it qëndron në unitetin e tij», tha misioni.
“31 shtete kontribuuese, të bashkuara në një mision dhe me një qëllim të përbashkët, duke qëndruar krah për krah si një ekip i përbashkët”




