Bajram Isufi, drejtor i Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” në Gjilan, ka vdekur, njoftoi të premten kryetari i komunës, Alban Hyseni.

Sipas postimit të Hysenit, Isufi kishte qenë edhe drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Gjilanit. Hyseni tha se ai kishte shërbyer në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

«Humbja e tij është një goditje jo vetëm për familjen, por edhe për institucionet tona dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin e të punojnë me të», tha Hyseni, duke shprehur ngushëllime për familjen e Isufit.

“Humbja e tij është një goditje jo vetëm për familjen, por edhe për institucionet tona dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin e të punojnë me të”
— Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit.