Më 6 nëntor, Kuvendi Komunal i Prishtinës miratoi propozim-vendimin për subvencionimin e projektit kulturor “Nënë Tereza”, me 32 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.
Muralit i është caktuar një hapësirë pranë objektit të Ministrisë së Ekonomisë, në sheshin “Zahir Pajaziti”. Drejtori i Shërbimeve Publike të Prishtinës, Leutrim Retkoceri, tha se aktiviteti pritet të realizohet gjatë shënimit të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Anëtarja e Kuvendit nga LVV-ja, Lumnije Mikullovci, e përshkroi projektin si ide artistike me simbolikë kombëtare dhe universale.
“Projekti krejt diku 15 mijë euro, nuk është vlerë e madhe”
Shefi i grupit të LVV-së, Gëzim Sveçla, tha se projekti kushton rreth 15 mijë euro. «Projekti krejt diku 15 mijë euro, nuk është vlerë e madhe», tha Sveçla.
Retkoceri iu përgjigj Sveçlës: «Bastardimi i çdo teme është i tepërt, sidomos për këtë pikë».




