Pas shtatë javësh grevë, FSPTSPK njoftoi të enjten, më 5 nëntor, se Komuna e Prishtinës e ka aprovuar kërkesën për pagën minimale të punëtorëve teknikë të shkollave.
Sipas Federatës, njoftimin e dha nënkryetari i Komunës, Florian Dushi, në një takim me kryetarin e FSPTSPK-së, Jusuf Azemi, dhe bashkëpunëtorët e tyre. Obligimet financiare për periudhën nga 1 gushti deri më 5 nëntor pritet të ekzekutohen deri të martën, më 10 nëntor.
FSPTSPK tha se pret që zotimet të përmbushen brenda afatit. Komuna e Prishtinës nuk e ka konfirmuar drejtpërdrejt marrëveshjen dhe pagesat e paralajmëruara.




