Shkollat në Obiliq janë furnizuar me dru për ngrohje para sezonit dimëror, njoftoi Komuna e Obiliqit.
Sipas komunës, furnizimi synon të ndihmojë vazhdimësinë e mësimit dhe të krijojë kushte më të përshtatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit gjatë muajve të ftohtë.
Procesi u realizua me angazhimin e kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçi, dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit.




