Peja thuhet se zyrtarizoi të enjten, më 5 nëntor, transferimin e basketbollistit 33-vjeçar Dominic Artis. Klubi nuk e ka konfirmuar drejtpërdrejt marrëveshjen.
Artis ka luajtur më parë për Përfaqësuesen e Kosovës. Në Superligë, lojtarët e natyralizuar llogariten si vendorë, çka u mundëson klubeve të angazhojnë edhe një basketbollist tjetër amerikan.




