Bad News Eagles ka publikuar në platformën X mesazhin «një epokë të re, BNE e re» dhe një video të shkurtër, pa dhënë detaje për projektin.
Ekipi nuk ka konfirmuar nëse do të rikthehet në garat profesionale, kur mund të ndodhë kjo apo kush do të jetë pjesë e formacionit të ri.
I formuar më 2022, ekipi u kualifikua në tri Majorë radhazi: Antwerp, Rio dhe Paris. Formacioni përbëhej nga Dionis “sinnopsyy” Budeci, Flatron “juanflatroo” Halimi, Genc “gxx-” Kolgeci, Rigon “rigoN” Gashi dhe Sener “SENER1” Mahuti.
“një epokë e re, BNE e re”
Pas një periudhe nën organizatën Guild Esports, ekipi u rikthye me emrin Bad News Eagles në shkurt 2025, por u shpërbë sërish disa muaj më vonë.




