Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë është gati për ndeshje, pasi ka përfunduar rikuperimi, njoftoi Federata e Futbollit e Kosovës.
Kosova do të përballet me Izraelin më 14 nëntor, në orën 15:00, në Ligën e Kombeve. Kjo është ndeshja e fundit e Kosovës si vendase për vitin 2026.
Pas takimit, skuadra do të udhëtojë në Dublin për t’u përballur me Irlandën.




