Përzgjedhësi Hekuran Kryeziu ka publikuar listën e Kosovës U21 për grumbullimin e këtij muaji, përpara miqësores me Luksemburgun.
Në mbrojtje janë ftuar Luan Lleshi, Gentrit Jaha, Endrit Hasanmetaj, Indrit Mavraj, Leart Salihu, Teo Jashari dhe Leon Parduzi.
Në mesfushë dhe sulm janë përfshirë Faton Ademi, Demir Xhemalija, Florent Hajdini, Engjëll Krasniqi, Eronis Haxhiu, Leandro Maksutaj, Aurel Limani, Amar Demolli, Elvir Gashijan, Medin Gashi, Xhan Aliu dhe Eliot Bujupi Cërvadiku.
Miqësorja është planifikuar për 16 nëntor, në orën 16:00, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. FFK-ja nuk e ka konfirmuar drejtpërdrejt publikimin e listës.




