Dhjetëra qytetarë dhe familjarë të grave të tjera të vrara në Kosovë marshuan të shtunën në Prishtinë, duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn.
Marshi u organizua nga Kolektivi për Veprim dhe Mendim Feminist. Ai nisi te Katedralja «Nëna Terezë» dhe përfundoi te Qeveria, me ndalesa te Ministria e Drejtësisë dhe stacioni i Policisë së Kosovës.
Pjesëmarrësit kërkuan shkarkimin e zyrtarëve që, sipas tyre, nuk e mbrojtën Zekajn. Pranë zyrave të Këshillit Gjyqësor kërkuan gjithashtu investime më të mëdha sociale e profesionale dhe mbikëqyrje institucionale.
“Dhimbja e një familje që humb dikë të dashur nuk përfundon në ditën e varrimit, ajo vazhdon çdo ditë në çdo kujtim dhe në çdo mungesë.”
«Dhimbja e një familje që humb dikë të dashur nuk përfundon në ditën e varrimit, ajo vazhdon çdo ditë në çdo kujtim dhe në çdo mungesë», tha vëllai i Erona Coklit, Drilon Cokli. Organizatorët paralajmëruan protesta të tjera derisa të përmbushen kërkesat.




