Klinika e Onkologjisë në QKUK ka nisur aplikimin e radioterapisë SBRT përmes akseleratorit linear Elekta Versa HD, njoftoi ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.
Sipas Vitisë, teknika mundëson trajtim më të saktë të tumoreve, mbrojtje më të madhe të indeve të shëndosha dhe më pak seanca për pacientët që janë të përshtatshëm për këtë trajtim.
«Ky është edhe një hap konkret drejt avancimit të shërbimeve onkologjike në sistemin tonë publik shëndetësor», tha Vitia. Ai e lidhi aplikimin e teknikës me investimet në teknologji moderne dhe avancimin profesional të stafit shëndetësor, si dhe falënderoi fizikanët mjekësorë, onkologët radioterapeutë dhe teknikët e radioterapisë.
“Ky është edhe një hap konkret drejt avancimit të shërbimeve onkologjike në sistemin tonë publik shëndetësor”




