Gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës ka diplomuar, tha ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, duke nënvizuar përkushtimin dhe përgjegjësinë që kërkon profesioni i policit.
«Uniforma që do të mbartni nuk është simbol i pushtetit mbi qytetarët, por i përgjegjësisë ndaj tyre», tha Sveçla.
Ai tha se Policia ka rol të pazëvendësueshëm në ndërtimin e një vendi më të sigurt, ku ligji vlen për të gjithë.
“Uniforma që do të mbartni nuk është simbol i pushtetit mbi qytetarët, por i përgjegjësisë ndaj tyre”




