Ambasada amerikane njoftoi se e ngarkuara me punë në Kosovë, Anu Prattipati, u takua me gjeneralmajorin Stephen Osborn gjatë vizitës së tij të fundit zyrtare në vend.
Osborn është Agjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës. Sipas njoftimit të Ambasadës, Prattipati e falënderoi për udhëheqjen në forcimin e marrëdhënieve të mbrojtjes mes Kosovës dhe SHBA-së.
Prattipati vlerësoi edhe kontributin e tij në zhvillimin e partneritetit shtetëror mes Ajovës dhe Kosovës për bashkëpunim në siguri dhe mbrojtje.




