Marshuesit që dolën në Prishtinë të shtunën kërkuan dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla dhe drejtësi për Arlinda Zekajn e gratë e tjera të vrara.

Pjesëmarrësit marshuan drejt Këshillit Prokurorial, ku ndezën tymues të kuq. Para stacionit të policisë u lëshua një incizim i Zekajt duke kërkuar siguri, ndërsa u lexuan edhe përjetime të grave të tjera.

Pjesëmarrësit thanë se do të organizojnë protesta të tjera derisa gratë të kenë siguri dhe të ketë drejtësi për të vrarat.