Prishtina është mes qyteteve të paraqitura në posterin e turneut të këngëtarit kolumbian Maluma për vitin 2027.

Posteri mban titullin «LOCO X VOLVER World Tour 2027» dhe përfshin qytete në Amerikën Latine, Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Në mbishkrimin shoqërues, Maluma pyeti: «Ku do ta pimë kafen së bashku?»

“Ku do ta pimë kafen së bashku?”
— Maluma, sipas përkthimit të Insajderit të mbishkrimit të tij në spanjisht.

Data, lokacioni dhe mënyra e shitjes së biletave për një koncert në Prishtinë nuk janë bërë të ditura.