Hapja e ekspozitës “Kosova e Kadaresë”, kushtuar 90-vjetorit të lindjes së Ismail Kadaresë, ishte caktuar për të premten në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Ekspozita ishte planifikuar të hapej në orën 11:00, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Në të do të paraqiteshin letra të rralla të Kadaresë drejtuar liderëve botërorë, dorëshkrime, botime e sende personale, si dhe materiale nga fondet e muzeut dhe bibliotekave kombëtare të Kosovës e Shqipërisë. Organizatorët janë Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Shtëpia Studio Kadare – Bashkia Tiranë.