Shfaqja teatrale «Ata s’janë më» është planifikuar të prezantohet të shtunën, 7 nëntor, në Stacionin Kulturor në Prishtinë.
Prezantimi pritet të nisë në orën 20:00. Vepra ndjek historinë e Sadikës dhe trajton humbjen, kujtesën dhe pasojat njerëzore të luftërave në ish-Jugosllavi, në sfondin e gjenocidit të Srebrenicës.
Tekstin e ka shkruar Doruntina Basha, ndërsa regjinë e ka bërë Andrej Nosov. Spektatorët e ndjekin shfaqjen përmes kufjeve personale.




