Në Kosovë, e diela pritet të sjellë mot kryesisht me diell, ndërsa reshje lokale shiu parashikohen pasdite dhe në mbrëmje, sipas MeteoKosova-s.

Në mëngjes priten vranësira të ulëta dhe mjegull në ultësira e lugina, të cilat parashikohet të tërhiqen në orët e para të ditës. Disa vranësira në Rrafshin e Dukagjinit mund të sjellin reshje të izoluara të shiut të ngrirë.

Reshjet pritet të shtohen pas mesnatës. Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi 13–28 km/h; temperaturat minimale parashikohen nga -4 deri në -1°C, ndërsa maksimalet nga 11 deri në 13°C.