Zyra e Kryeministrit anuloi tenderin për furnizimin me goma dimri, pasi nuk u paraqit asnjë ofertë. Vendimi për anulimin e procedurës u mor më 4 nëntor, sipas dokumentit të publikuar.

Vlera e parashikuar e tenderit ishte 990 euro. Kriteri për dhënien e kontratës ishte çmimi më i ulët.

Njoftimi për anulimin bazohej në nenin 62 të Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës.