Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon vranësira të shpërndara dhe intervale me diell në Kosovë të dielën.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga -4 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 8 deri në 12 gradë.
Mjegull mund të ketë në disa zona të ulëta. Era pritet të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–3 metra për sekondë.




