Mbi 10 tonë kokainë pretendohet se janë zbuluar në dy kapanone industriale në qytetin Águilas të Spanjës. Sasia nuk ka konfirmim zyrtar.
Sipas pretendimeve, kokaina u gjet në zonën industriale El Labradorcico, pasi një paletë ra gjatë shkarkimit dhe disa pako u shpërndanë në dyshemenë e kapanonit. Punëtorët u larguan, ndërsa në vend mbërriti Policia Bashkiake, e njoftuar për një aksident të mundshëm në punë.
Në kapanonin e parë pretendohet se u gjetën mbi 5 tonë, ndërsa zbulimi i një kapanoni të dytë e çoi sasinë e përgjithshme mbi 10 tonë. Edhe vlera e përmendur, mbi 100 milionë euro, nuk ka konfirmim zyrtar.




